Lëvizja Populli ka reaguar ndaj shkarkimit të deputetes së Frontit Europian, Ilire Dauti nga Komisioni për Politikë Sociale.
Nga Lëvizja Populli thonë se ky veprim është shfaqje e nacionalizmit maqedonas kundër kauzës shqiptare, teksa thonë se ndiejnë keqardhje nga indiferizmi i VLEN-it.
Reagimi i plotë:
Lëvizja POPULLI konsideron që shkarkimi i zonjës Ilire Dauti nga posti i kryetares së Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale, është një dëshmi e qartë e polarizimit nacionalist maqedonas të reshtuar reth kauzës së tyre antishqiptare dhe në dëm të kohezionit ndëretnik në vend, kohezion i krijuar nën frymën e Marrëveshjes së Ohrit.
Poashtu, është për të ardhur keq indiferenca dhe servilizmi i VLEN-it karshi politikës antishqiptare të qeverisë monoetnike, të cilët në vend që të jenë në mbrojtje të vlerave kombëtare, e kanë zgjedhur mbrojtjen e interesave të tyre personale dhe klanore.
Deputetët e Frontit Europian do të vazhdojnë që, me dinjitet të lartë kombëtar të mbrojnë interesat shqiptare, duke qenë garancë që edhe më tutje do të mbetet i bllokuar miratimi i ligjit për “branitellat” dhe të njëjtin ta kushtëzohet edhe me ligj për ish ushtarët e UÇK-së.
Lëvizja POPULLI, Shkup 10 janar 2025