Ish ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të Kuvendit, Afrim Gashi për statusin e gjuhës shqipe.
“Në karrierën time politike dhe në gjithë eksperiencën që kam pasur në vend dhe në botë, nuk kam dëgjuar kurrë një deklaratë më poshtëruese, të pasaktë dhe servile se kjo për gjuhën shqipe.
Deklarata e tillë është një fyerje e rëndë për popullin shqiptar dhe një mohim i realitetit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
I bëj thirrje z. Gashi që menjëherë ta tërheqë këtë deklaratë dhe t’i kërkojë falje publike qytetarëve shqiptarë.
Një figurë që përfaqëson një institucion të lartë duhet të mbrojë dinjitetin e popujve dhe komuniteteve dhe të respektojë të drejtat e të gjithë qytetarëve, jo të bëhet instrument i diskursit përçarës dhe denigrues”, ka shkruar Osmani.
Data 05.03.2026
Aktuale
- Grabitet me armë një pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare në Tiranë
- Donika Kadaj i reagon VV-së: ‘Mjaft me manipulime!’Po i ofroni Presidentes nënshkrime për formalitet..
- Këmbimi valutor 5 mars/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
- Bytyqi: Brenda dy javësh do të kemi rritje të çmimeve
- Raketat iraniane drejt Turqisë ! Reagon Maqedonia !?
- Fatmir Limani paralajmëron largimin e VLEN-it nga Qeveria me thënie të Albin Kurti-t dhe me derën mbyllur me çelsa?
- (VIDEO) Ahmeti: Mbipesha lidhet me diabetin dhe sëmundjet kardiovaskulare
- A është Vjosa Osmani pengesa për Albinin?


