BDI i është përgjigjur deklaratave të koalicionit VLEN, lidhur me akuzat e tyre për keqpërdorime gjatë procesit të regjistrimit.
Sipas tyre, asnjë deklaratë e shkruar në selinë e VMRO-DPMNE-së dhe përkthyer keq në gjuhën shqipe nuk mund të mbulojë “tradhtinë historike të vLEN për përjashtimin e diasporës nga rezultatet e regjistrimit”
“Asnjë deklaratë manipulative, e hartuar nga VMRO-DPMNE dhe e përsëritur me servilizëm nga vasalët e tyre në “vLEN”, nuk mund të fshehë faktin se kjo parti ka tradhtuar diasporën shqiptare dhe kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në procesin e regjistrimit.
Dhjetra mijëra shqiptarë në diasporë u organizuan gjatë regjistrimit dhe bënë përpjekjet maksimale për t’u vetë-regjistruar, për të ruajtur identitetin e tyre dhe për të qenë pjesë e rezultateve të regjistrimit.
Por, pikërisht sepse Mickoski e bojkotoi regjistrimin dhe doli i pakënaqur me rezulatetet e diasporës, tani ai u jep urdhra vasalëve të tij në “Vlen” për të fshirë përpjekjet e diasporës tonë nga llogaritjet për shpërndarjen e fondeve publike, numrin e këshilltarëve nëpër komuna dhe përfaqësimin etnik.
Nga 29.5% në 24.5% – kjo është tradhtia e “Vlen” dhe roli i tyre si vegël e VMRO-DPMNE-së!
Kjo diasporë, e cila me aq dashuri dhe mund dha gjithçka për të qenë pjesë e shoqërisë sonë, nuk do ta harrojë kurrë këtë tradhti kombëtare”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Data 07.07.2025
Aktuale
- Kujdes me ushqimin, është koha e helmimeve!
- Mickoski: Zgjedhjet lokale pritet të mbahen më 19 tetor
- Gjermania dhuron pajisje teknologjike për Policinë Shqiptare, Proda: Rrisin efikasitetin në detyrë
- Tentoi të trafikojë armë në Shqipëri, arrestohet 28-vjeçari nga Prizreni në pikën kufitare të Morinës
- Zgjedhjet e ardhshme lokale do të shpallen më 7 ose 8 gusht
- Arrestohet për grabitje të rëndë një i ri nga Negotina
- Interpelanca ndaj kreut të Gjykatës Kushtetuese në pikëpyetje – Kuvendi mund ta heqë nga rendi i ditës
- Fillkov: Ndërtojmë institucione që punojnë për qytetarët, ndërsa jo për të privilegjuarit