Kryeministri Hristijan Mickoski, ka deklaruar se kjo qeveri e ka legjitimitetin e më shumë se 600 mijë qytetarëve, duke shtuar se kjo është një nga qeveritë e rralla që ka afër 80 deputetë, ndoshta edhe më shumë.
Mickoski tha se BDI po vazhdon të përçajë popullin në vend që të kërkojë falje dhe të angazhohet për kthimin e të arratisurve nga drejtësia.
“E shoh që ende nuk e kanë marrë mësimin prej andej. Në mungesë të ndonjë ideje tjetër që do të thotë një jetë më e mirë për qytetarët, ata përpiqen t’i polarizojnë qytetarët dhe mendojnë se një politikë e tillë u sjell rezultate. Unë mendoj se është e gjitha e gabuar dhe ata e shohin këtë në sondazhet e opinionit publik”.
“Por mirë, nëse mendojnë se duhet të vazhdojnë të punojnë kështu, le të punojnë, kjo është puna e tyre. Në vend që të kërkojnë falje dhe të kërkojnë kthimin e të arratisurve nga drejtësia, ata vazhdojnë të përçajnë njerëzit. Por populli është i urtë pa dallim etnie, populli është i urtë dhe i refuzon këto mesazhe politike nga opozita dhe kjo është mirë dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, sqaroi kryeministri Mickoski.
Data 25.12.2024
Aktuale
- Durmishi: Inspektim i jashtëzakonshëm në marketet, nëse nuk ulen çmimet e produkteve ushqimore bazë, do të ndërmarrim masa më rigoroze
- VLEN: garantojmë çkapjen e gjyqësorit, por nuk mund ta realizojmë çkapjen e Ziadinit nga Ali Ahmeti
- Tragjedia në ajër: Aksidenti i aeroplanit në Kazakistan lë deri në 40 të vdekur
- U mor i pandehur nga SPAK, zbardhet akuza ndaj deputetit socialist! Plarent Ndreca favorizoi në tendera mikun e ish-ministrit Sandër Lleshaj
- Arta Bajrami shpërthen në emocione: Sfidat e kuptueshme të një nënë me dy fëmijë me autizëm
- U fut me forcë në bankë dhe qëndroi aty për disa sekonda pasi ishte i dehur, gjykata e Korçës cakton masën e sigurisë për 38 vjeçarin
- Rreziku i fshehur i kabllove të karikimit: A jeni në rrezik?
- Siljanovska: BE-ja, shtëpia jonë