Prokuroria Themelore Publike Shkup, duke vepruar në rastin e formuar pas futjes së dy personave në listën e zezë të SHBA-së, njofton se janë ndërmarrë veprime në kuadër të të cilave hetues nga Qendra Hetuese e Prokurorisë ka kërkuar dhe ka marrë nga Këshilli Gjyqësor të gjitha dosjet lidhur me procedurat e përcaktimit të përgjegjësisë së gjyqtarëve që kanë vepruar në lëndën “Target-Fortesa”, e cila ka të bëjë me skandalin e përgjimeve dhe ku i dyshuar kryesor ishte ish shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov.
Prokuroria njoftoi se, po ndërmerren veprime të tjera për zbardhjen e plotë të rastit.
Këto aktivitete vijnë pasi, kryeprokurori Lupço Kocevski njoftoi të mërkurën në një brifing me gazetarët se, ka formuar lëndë për sigurimin e provave për përgjegjësi të mundshme penale për personat e vendosur në listën e zezë të SHBA-së, përkatësisht për ish zëvendëskryeministrin Artan Grubi dhe gjykatësin e Apelit, Enver Bexheti. Që të dy akuzohen e kanë pranuar ryshfet nga Mijallkovi, në mënyrë që lëndët për të cilat ai akuzohej të ruhen në sirtar deri në vjetërsimin e tyre.
Data 11.07.2025
Aktuale
- Mickoski: Qëllimi ynë është ta bëjmë Maqedoninë vend të mundësive ku mundi paguhet, ndërsa investimi ka kuptim
- I dënuar për vrasje dhe trafik droge, sekuestrohen pasuri me vlerë 875 mijë euro për Paris Prengën
- MPB-ja promovoi shërbimin e ri digjital/ Qytetarët do të mund ta nxjerrin vërtetimin për vendbanim edhe në mënyrë elektronike
- Kuvendi miratoi tre ligjet reformuese me të cilat parashikohet profesionalizimi i administratës
- ASH: Cili është qëndrimi i VLEN-it për raportin e BE-së dhe akuzat e zyrtarëve qeveritarë ndaj Brukselit
- “Babai më rrihte me kabëll”, deklarata tronditëse e Naim Murselit para mjekëve të psikiatrisë
- Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara trajnim për kriptovalutat dhe asetet virtuale
- Mickoski: U vu gurthemeli i fabrikës së re të „Çagataj Kabllo“, investim në vlerë prej 6 milionë eurosh dhe 200 vende të reja pune