Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë kanë reaguar mbi ndryshimet e mundshme kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, lidhur me statusin e gjuhës shqipe.
Me anë të një deklarate publike, Këshilli i Ambasadorëve ka theksuar se ‘vënia në pikëpyetje e këtij statusi cënon jo vetëm të drejtat e shqiptarëve, por edhe vetë themelet e Maqedonisë së Veriut si një shtet multietnik dhe demokratik’.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë së Veriut, Ziadin Sela nga studioja e ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se gjuha shqipe duhet të ruhet me Kushtetutën dhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, fatkeqësisht buron nga ndryshimet që u bënë në marrëveshje
‘Nga ana tjetër, Maqedonia lë shumë për të dëshiruar nëse kemi parasysh përbërjen demografike që ka, shqiptarët në Maqedoni janë diku te mbi 1/3 e numrit të përgjithshëm të popullësisë, dhe një pjesë në Maqedoninë perëndimore nuk mun të trajtohet si një pakicë, por si një shumicë e cila është serioze’- u shpreh Sela.
Ziadin Sela:
‘Duke nisur nga të drejtat gjyqësore, unë e kam thënë që kur jemi te gjuha dhe vazhdoj të mbroj idenë se gjuha shqipe duhet të ruhet me Kushtetutën dhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, fatkeqësisht buron nga ndryshimet që u bënë në marrëveshje, dhe këto nuk quhen ndryshime, por është gjuha që flasin 20% e popullatës e ndryshme nga maqedonishtja.
Këto lloj definicionesh janë përdorur nga mbretëria serbo-kroate-sllovene një periudhe gati 1 shekull e ca, me një fjalë definicione të tilla dhe të gjitha ata që mbrojnë këtë lloji definicioni si pjesë e atij mentaliteti të periudhës së para luftës së dytë botërore.
Kjo nuk është në një vlerë të cilën mund ta marrim dhe ta servojmë në nevojat e tanishme, domethënë në shekullin në të cilin jetojmë dhe gjuha shqipe duhet cilësuar ashtu siç është.
Nga ana tjetër, Maqedonia lë shumë për të dëshiruar nëse kemi parasysh përbërjen demografike që ka, shqiptarët në Maqedoni janë diku te mbi 1/3 e numrit të përgjithshëm të popullësisë, dhe një pjesë në Maqedoninë perëndimore nuk mun të trajtohet si një pakicë, por si një shumicë e cila është serioze’.