Pas vendimit të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, për futje në listën e zezë të Artan Grubit, ka folur sot kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Lideri i BDI-së thotë se ata aspak nuk i kontestoi vendimet e DASH-it, ndërsa pret epilogon e gjithë këtij procesi.
ALI AHMETI, KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
“Nuk i kontestojmë vendimet e Departamentit të Shtetit, Grubi e ka të drejtën e ankimimit, të bëjë procesin në drejtim të fakteve, sepse kjo e drejtë i njihet Grubit në vendimin e Departamentit të Shtetit dhe Grubi nuk do as të dëmtojë subjektin e vet, familjen e vet, BDI-në, deri në momentin që ky proces të ketë epilog”.
Ndërkaq, i pytur se nëse vërtetohen pohimet e Departamentit Amerikan të Shtetit, a do ta largojë Grubin nga partia, Ahmeti tha se ai është i përgjegjshëm dhe i ndërgjegjshëm dhe nuk ka nevojë ta largojë, pasi siç tha një gjë të tillë Grubi do ta bënte vet. Përndryshe, sot në protestën para Gjykatës Kushtetuse mungoi Artan Grubi, i cili zakonishtë e shoqëronte nga afër kreun e partisë.
Samir Mustafa /SHENJA/