Në Bit Pazar të Shkupit, policia ka ndaluar dy persona, ndërsa janë gjetur mbi 40,000 copë piroteknikë, duhan dhe cigare pa banderola. Tek B.I. (47) nga fshati Studeniçan janë gjetur 11,604 mjete piroteknike, para, rreth 40 kilogramë duhan dhe një sasi e madhe cigaresh pa banderola. Tek S.N. (48) nga Shkupi janë gjetur 14,942 copë mjete piroteknike dhe para. Personat janë ndaluar dhe ndaj tyre do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 396, paragrafi 7 i Kodit Penal. Gjithashtu, gjatë kontrollit të një tezge të improvizuar, janë gjetur rreth 14,000 mjete piroteknike./TV21
Data 28.12.2025
Aktuale
- ISHP: Për një muaj, numri i personave që vuajnë nga sëmundje akute infektive u rrit me 29.2 përqind
- “Amnisti penale nga qeveria!” – Ministri i Drejtësisë jep lajmin: 380 të burgosur lirohen menjëherë, 900 përfitojnë ulje dënimi
- Përplasi për vdekje të moshuarën me makinë, arrestohet 31-vjeçari
- Nevoja për urtësi kur mendon se je i fortë
- VLEN: Edhe një gënjeshtër e BDI-së u shemb, në vitin 2024 ka rritje të përfaqësimit të drejtë
- Dy orë nga mbyllja e vendvotimeve, dalja në zgjedhje arrin 32%
- Qytetarët të lodhur nga zgjedhjet e shpeshta, por…
- (VIDEO) “Viza e artë”, “mollë sherri” mes LSDM-së dhe VMRO-së


