Me kontratë deri në vitin 2025, e ardhmja e Lionel Mesit mbetet e pasigurt pas kësaj. Megjithatë, Horhe Mas, bashkëpronar i Inter Majamit, një klub që argjentinasi e ka përfaqësuar që nga viti 2023, beson se së shpejti mund të ketë lajme të reja.
“Do të ulem me Leon diku në fund të sezonit. Por siç e thashë edhe më parë, kam besim se ai do të vazhdojë të veshë fanellën e klubit dhe do të inaugurojë stadiumin tonë të ri në vitin 2026”, deklaroi ai.
20 golat dhe 16 asistimet e Messit në sezonin e rregullt të MLS tregojnë se argjentinasi është ende në formë të shkëlqyer dhe Mas beson se vetëm nëse ndonjë arsye fizike e ndalon atë, lojtari 37-vjeçar do të mund të largohet nga klubi.
“Jam optimist se për aq kohë sa ta lejojë shëndeti i tij, do të vazhdojmë ta shohim të veshur me fanellën tonë”, ka përfunduar me deklaratën e tij.