Prokuroria ka dorëzuar propozim për aktakuzë ndaj një personi dhe një kompanie, të dyshuar për uzurpim të tokës shtetërore për parkim në Çair.
Bëhet fjalë për një parkim të paligjshëm pranë lulishtes përballë Poliklinikës “Bit Pazar” në Shkup. Për këtë rast, Prokuroria ka kërkuar masa kujdesi ndaj të dyshuarit, përfshirë ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë.
“Rasti lidhet me uzurpimin e 11 parcelave kadastrale në pronësi të shtetit, të cilat ndodhen pranë tregut të luleve, afër Shtëpisë së Shëndetit – Poliklinika ‘Bit Pazar’ në Shkup. Sipas Planit të Detajuar Urbanistik ‘Sahat Kulla’ të Komunës së Çairit, këto parcela ishin parashikuar për ndërtimin e një garazhi shumëkatësh dhe shitjen përmes ankandit publik. Megjithatë, që nga 24 gushti 2023, i dyshuari e ka shfrytëzuar tokën si parkim të improvizuar. Ai vendosi një tra hyrjeje dhe një pikë pagesash, punësoi një person për menaxhimin e parkimit dhe lëshonte fatura për përdoruesit në emër të kompanisë, duke kufizuar dhe kontrolluar qasjen në hapësirën përkatëse,” deklarojnë nga Prokuroria.
Data 12.05.2025
Aktuale
- Arrestimi i babait të kandidates për deputete! SPAK: I shkoi në banesë një shtetasi dhe i ofroi para në këmbim të votës dhe i dha një fletë të ngjashme me atë të votimit
- Gruaja nga Manastiri mashtroi tetovarin: I mori letërnjoftimin dhe mori kredi në emrin e tij
- Arrestohet një diler në Kumanovë
- Janevska: Angazhohemi për mësim në një turn në të gjitha shkollat sepse përmirëson ndjeshëm njohuritë e nxënësve
- Murtezani në Bruksel takoi raportuesin për RMV-në në PE: Ndryshimet kushtetuese domosdoshmëri për rrugën evropiane
- Rezultati paraprak, PD humb një tjetër mandat në Tiranë! Agron Shehaj siguron dy deputetë! Ja si ndryshuan shifrat
- “Shpërblehet” diplomati që hyri dhunshëm në Parlament
- Qarku Fier/ Numërohen 188 kuti, PS kryeson bindshëm me 62.7% të votave! Ja si renditen të gjitha partitë politike