Fejzi Hajdari
Jam kunder cdo akti vandal, po e quaj te tille edhe djegien e flamurit shteterore edhe te RMV. Eshte per tu gjykuar, s’kam asnje koment…
Mirepo po pse me te njejten lehtësi nuk po reagohet ndaj thirrjeve sa raciste, fashiste ne stadiumet e RMV-se, por edhe ne mes te Shkupit: “Gasni komori za shiptari”, “Samo mrtov shiptar e dobar shiptar”, “Kleti shiptari”…
Ka edhe dicka tjeter… akti vandal i djegies se flamuri shteterore, bie te aktet e veprimet individuale (dmth ne cdo turme mund te gjenden 2-3 tre budallenj), por thirrjet raciste neper stadiume nuk jane raste individuale ose sporadike!!
Perderisa organet kompetente per ruajtjen e rendit dhe qetesise publike, dhe sidomos gjyqesia, nuk ndermarin masa ndaj ketyre dukurive (kuptohet jo ne menyre selektive sic ka ndodhur deri tani), te njejtat do te marrin permasa te paparashikueshme.
Nuk di ndonje rast qe organet ta kene denuar ose arrestuar ndonje nga ata qe kerkonin “Dhoma gazi per shqiptaret”! Fatkeqesisht më duhet ta konstatoj kete gjendje te mjerueshme ne mjedisin ku jetojme!