Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot në Zagreb, takoi ambasadorin e Norvegjisë në Kroaci z. Arne Bjornstad.
“Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori norvegjez diskutuan për situatën politike në rajon, integrimit europian të Maqedonisë së veriut, marrëveshjen e Ohrit dhe sundimin e ligjit.
“Kryetari Ahmeti informoi ambasadorin norvegjez që pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Maqedoni të veriut, nuk u respektua vullneti i qytetarëve shqiptarë nga mandatari.
Stabiliteti dhe siguria në vend burojnë nga Marrëveshja e Ohrit e cila rregullon marrëdhëniet midis komuniteteve dhe garanton paqen, sigurinë dhe stabilitetin.
Prandaj, gjuha shqipe nuk duhet të preket me diktat politik të qeverisë pa legjitimitet etnik.
Z. Ahmeti shprehu shqetësim edhe nga largimi nga perspektiva europiane dhe tensionini i marrëdhënieve me fqinjtë.
Ahmeti theksoi që në rajon nevojitën dy procese historike, e para, pajtim historik shqiptaro-serb me njohje reciproke të Kosovës dhe Serbisë si dhe marrëveshje rajonale e të gjithë fqinjëve, Bulgarisë, Greqisë, Serbisë, Shqipërisë dhe Kosovës për mos cënim të integritetit teritorial të Maqedonisë së veriut”, thuhet në komunikatën e BDI-së.
Data 16.12.2025
Aktuale
- Vdekja e foshnjës në Klinikën e Gjinekologjisë, Aliu inicion mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese
- Kuvendi ka konstatuar dorëheqjen e kryeprokurorit Ljupço Kocevski
- Pjesë e grupit të strukturuar kriminal, zbardhen akuzat e SPAK ndaj drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, zëvendëses së saj dhe zv.drejtorit të Policisë
- SPAK firmos 8 masa sigurimi për abuzime me tenderat e AKSHI-t! Publikohen emrat e zyrtarëve
- Platformë e mendimit Islam: Vizioni i Prof. Dr. Mehmet Görmez
- AKSHI favorizoi në tendera kompanitë e Ermal Beqirit, gazetarja Klodiana Lala: U ble jaht me vlerë 1 mln euro në emër të një 24-vjeçare rumune
- Osmani sërish për Ligjin për përfaqësim të drejtë: Është mashtrim politik dhe regres institucional
- Mërgimtarët vitin e kaluar kanë dërguar 310 milionë € në Maqedoni


