Një aksident me tre persona të plagosur ka ndodhur pak më parë në hyrje të Vorës.
Makina po lëvizte me shpejtësi të madhe, kur ka dalë nga rruga për të përfunduar në kanalin e ujërave të zeza.
Përplasja ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, kur drejtuesi ka humbur kontrollin mbi automjetin tip “Seat”. Tre pasagjerë mbetën të bllokuar derisa ndërhyri zjarrfikësja për t’i nxjerrë.
Si pasojë e aksidentit në autostradën Tiranë- Durrës është krijuar radhë kilometrike automjetesh dhe trafiku.