“Ne erdhëm këtu për të fituar, sepse e dinim rëndësinë e kësaj ndeshje. Ne duhej të fitonim, pas barazimit të Barçës (në Celta Vigo, të shtunën, 2-2). E nisëm mirë ndeshjen, me ritëm, kombinime të mira me një ose dy prekje të topit dhe u vendosëm në fushën e Leganés. Ne shënuam golin e parë dhe është gjithmonë e rëndësishme ta shënojmë shpejt kur luan jashtë. Dhe më pas, në fund të ndeshjes, shënuam golin e dytë dhe të tretë”.
Për paraqitjen e tij? “Mendoj se kam pasur një ndeshje të mirë. Unë kam filluar të shoqërohem me shokët e mi të skuadrës. Kam luajtur në një pozicion ndryshe nga ndeshjet e fundit. Por unë mund të luaj në të gjitha pozicionet e sulmit. Jam gati të ndihmoj skuadrën dhe të jap maksimumin. Gjithsesi, të luaj në të djathtë, në qendër, kjo është historia e karrierës sime dhe nuk më intereson. Ajo që dua është të luaj mirë, të ndihmoj skuadrën dhe të shënoj shumë gola”.
Në pushimi ndërkombëtar qëndroi në Madrid? “Më bëri shumë mirë të stërvitesha këtu, të isha me të rinjtë në rezervë që nuk i njihja dhe që kanë shumë cilësi. Ishte e dobishme për mua të vrapoja, të stërvitesha dhe e pashë sot (e diel) sepse ndihesha mirë fizikisht”.
Për marrëdhënien e tij me Vinicius? “Kam një marrëdhënie shumë të mirë me Vinin. Ai është një lojtar i madh. Si të gjithë lojtarët e Real Madridit. Siç e kam thënë gjithmonë, lojtarët më të mirë janë këtu dhe ne jemi gati të luajmë së bashku, të fitojmë shumë ndeshje dhe tituj.”
Për Federico Valverde? “Ai është një lojtar shumë, shumë, shumë i rëndësishëm. Njerëzit duan të flasin për lojtarë që janë më shumë në qendër të vëmendjes dhe nuk flasin shumë për të, por ai është një lojtar jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne. Ai është një lojtar i madh.”