Sonte në Manastir “Jeni Xhamia” është shndërruar në muze i krishterizmit dhe islamit, përcjell Shenja. Për këtë ka reaguar BFI edhe zyrtarisht deri te qeveritarët më të lartë shtetëror.
Ndërkohë ish – Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, këtë veprim e ka quajtur skandaloz.
“SKANDAL – Sonte Qeveria VLEN-DPMNE ka përdhosur edhe objektin tonë fetar Xhamin JENI në Manastir, duke e shndërruar atë në “Muze te trashigimisë kulturore kristiane dhe islame”.
I dënoj ashpër këto veprime disa mujore që janë antishqiptare dhe tanimë edhe antiislame. Ca kukulla që flasin shqip po prekin në çdo gjë të shejntë tonën, si përkatësin etnike, diasporën, gjuhën shqipe e tani edhe xhamitë tona.
Turp ju qoftë!
Haram ju qoft!” – shkruan Lloga.