Kryeministri i Maqedonisë, Hristijan Mickoski, në intervistë për RTK Prime ka deklaruar se për momentin po punohet zgjidhje ligjore e re për Përfaqësimin e drejtë dhe adekuat nga VLEN, VMRO-DPMNE dhe ZNAM. Ai tha se kjo çështje është e rëndësishme që të mos krijohen frustrime tek disa individë. Mickoski shtoi se ka struktura që këto çështje i përdorin për shkak se nuk kanë ide për zhvillimin e vendit.
“Për fat të keq, do ta përsëris, kemi struktura që në mungesë të ideve, propozimeve të mençura, reformave konstruktive dhe të ngjashme, por përpiqen temat e këtilla ti keqpërdorin duke menduar se do të provokojnë tensione etnike, meqenëse ne jemi një shoqëri multietnike dhe multikonfensionale dhe se do të kalërojnë mbi valën e atij keqpërdorimi, do të fitojnë pikë politike dhe përsëri do të kthehen në skenën politike ose do të bëhen pjesë e Qeverisë. Mendoj se kjo është e gabuar dhe këtë e tregojnë edhe sondazhet e fundit, se me këtë lloj të politikës, me këtë lloj keqpërdorimi dhe me këtë qasje ditore ndaj politikës, nuk mund të arrini larg, sepse ne po realizojmë.
Kreu i Qeverisë, Hristijan Mickoski deklaroi se edhe ndaj tij ka pasur fushatë me akuza të ndryshme, por veprimet në praktikë e dëshmojnë të kundërtën.
“Madje edhe kundër meje kanë udhëhequr fushatë, duke thënë se unë kam qenë kundër kësaj apo pro asaj, e kështu me radhë. Ja mbledhja e parë ndërqeveritare zhvillohet pikërisht në Prishtinë, në Kosovë dhe tani? Kur po realizoni, çfarë do të thonë ata më pas: Pse kreh flokët majtas, apo djathtas?”, deklaroi Kryeministri Hristijan Mickovski në intervistën ekskluzive në RTK Prime, të zhvilluar pas seancës së përbashkët ndërqeveritare mes Republikës së Kosovës dhe asja të Maqedonisë së Veriut në Prishtinë./Ora24.tv
Data 11.07.2025
Aktuale
- ASH: Cili është qëndrimi i VLEN-it për raportin e BE-së dhe akuzat e zyrtarëve qeveritarë ndaj Brukselit
- “Babai më rrihte me kabëll”, deklarata tronditëse e Naim Murselit para mjekëve të psikiatrisë
- Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara trajnim për kriptovalutat dhe asetet virtuale
- Mickoski: U vu gurthemeli i fabrikës së re të „Çagataj Kabllo“, investim në vlerë prej 6 milionë eurosh dhe 200 vende të reja pune
- Kryeparlamentari turk Kurtulmuş mesazh për 30-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë
- Sofja shpërthen pas thirrjes së ambasadorit në Shkup: “Deklaratat e Mickoskit minojnë fqinjësinë e mirë!”
- Nga të shtënat me armë zjarri në Batincë ka ndërruar jetë një pjesëtarë i Armatës
- Adresa vetëm online! Rregulla të reja për regjistrimin, përfshihen të burgosur, të sëmurë dhe shtetas të huaj