Prokuroria Themelore Publike Strumicë ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore për veprën e tejzgjatur penale – Pranimi i ryshfetit nga neni 357 paragrafi 1 në lidhje me nenin 45 të Kodit Penal ndaj një zyrtari – referent i pavarur në NP Pyjet Kombëtare Bellasicë – Strumicë, transmeton Portalb.mk.
“Në periudhën nga shtatori 2020 deri në nëntor 2024, i dyshuari ka kërkuar drejtpërdrejt dhuratë në të holla nga disa persona për të mos kryer kontrollet që është dashur t’i kryejë. Me këtë, ai u mundësoi personave që të merrnin leje për prerje rurale disa herë dhe t’u shisnin drutë palëve të treta. Për këtë ai u ka kërkuar dhe ka marrë ryshfet prej 200 euro në muaj. Ai u gjet duke marrë ryshfet nga një prej personave, i cili, sipas një marrëveshjeje të mëparshme telefonike, duhej t’i paguante para për të kryer prerje në malin Ograzhden”, sqarojnë nga Prokuroria.
Pas propozimit të prokurorit publik, gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Strumicë, të dyshuarit i caktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.