Profesori universitar Murat Aliu në emisionin “Bota në Fokus” të Televizionit SHENJA, duke folur për paralajmërimet për formimin e shtetit bektashian, ka deklaruar se në botën e sotshme është e mundur që pas kësaj të qëndrojë edhe një fuqi botërore, një fuqi tjetër për qëllime të caktuara politike, gjeopolitike dhe ekonomike.
Ai thotë se është e pranueshme kur dëshirohet të materializohet një ide e cila ka një lloj historiku, por sa i përket kësaj ideje, kjo kurrë nuk është diskutuar.
“Të gjitha këto shtete të cilat merren si model, veçmas Vatikani meqenëse duket që është më i përafërt me këtë ide që synohet, ka një histori të gjatë, madje edhe të dhimbshme, pasi që është një produkt i një përplasjeje qindra shekullore në Evropën e mesjetës ndërmjet forcave ndërmjet forcave fetare dhe forcave shekullariste. Dua të them që Vatikani megjithatë e ka një lloj sociologjie, një lloj historiku, e ka edhe një arsye pse ekziston, sa abstrakte aq e çuditshme mbase edhe e rrezikshme.”, ka deklaruar Murat Aliu. /SHENJA/
Data 25.12.2025
Aktuale
- MPB sekuestroi mbi 25 ton piroteknikë – u arrestuan dy persona, njëri prej të cilëve polic
- FOTO/ Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari! Hetime për shkaqet, verifikim edhe…
- Mickoski: BDI kërkoi heqjen e “balancerit”, duhet të kërkojë falje shqiptarëve
- Klekovski: Përdorimi i ilaçit “Sumamed” është kritik, është rritur numri i përdoruesve
- Turqia dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e arsimit
- (VIDEO) Dështimi për zgjedhjen e kryetarit të këshillit paralizon Komunën e Strugës
- Bashkia e Tiranës shtron drekën e Krishtlindjes për njerëzit në nevojë në qendrën “Gonxhe Bojaxhi”
- Kapen 25 tonë mjete piroteknike! Arrestohen dy persona nga Shkupi, njëri polic në SP “Bit Pazar”


