Aleanca për Shqiptarët krahu i Arben Taravarit, sonte në Tetovë është duke mbajtur një tryezë të rrumbullakët. Blerant Ramadani nga kjo parti, i pyetur në lidhje me zgjedhjet e parakohshme, tha se ata nuk i kanë problem zgjedhjet, por vlerësojnë se tani për tani këto zgjedhje do të ishin të palogjikshme ngaqë Kuvendi funksionon me shumicë prej 80 deputetësh dhe se vendin e presin procese të rëndësishme.
“Ne realisht jemi subjekt që vijmë nga një opozitarizëm i gjatë dhe jo kemi problem të hymë në zgjedhje të parakohshme, por është një shumicë stabile prej afro 80 deputetë dhe besoni se është e palogjikshme të mendohet për zgjedhje të parakohshme pasi që vendin tonë e presin procese të rëndësishme”, tha Ramadani. /SHENJA/
Data 30.12.2025
Aktuale
- FFM nis procedurë ndaj Sejdinit, dyshohet për mashtrim financiar prej 700 mijë euro
- Kamerat ndryshuan sjelljen në trafik
- Ministria e Drejtësisë, Kuvendit të RMV-së: Nevojiten dy përfaqësues për grupin punues për Ligjin Zgjedhor
- Mickoski: Do të investojmë 21 milionë euro për blerjen e lokomotivave të reja elektrike
- KShPK vitin e ardhshëm do ta ndjekë gjendjen pronësore të 60 zyrtarëve
- Koncert festiv në Sheshin Skënderbeu
- Natën e Vitit të Ri do të jetë ftohtë dhe me erë, me reshje bore
- Sekuestrohen 23.838 copë mjete piroteknike, ndalohet një person nga Struga


