Kryeministri Hristijan Mickoski, së bashku me një ekip qeveritar, sot ka pasur takim me Sindikatat e punëtorëve shëndetësorë.
Në takim, siç informojnë nga Qeveria, është diskutuar hapur për qëndrimin e mjekëve dhe personelit tjetër shëndetësor.
“Qeveria konfirmoi përkushtimin e saj për respektimin e punës së mjekëve dhe të gjithë punonjësve shëndetësorë, si dhe nevojën për përmirësimin e kushteve të punës dhe disponueshmërinë më të madhe të shërbimeve shëndetësore për qytetarët që kanë nevojë për kujdes mjekësor.
Një nga fushat që u trashëgua ku kushtet janë më të këqija është shëndetësia, ku qytetarët patën vërejtje të shumta. Komponenti bazë për kthimin e dinjitetit të profesionit mjekësor është krijimi i kushteve për mjekë dhe personel shëndetësor të kënaqur dhe kjo do të jetë prioritet në këtë dialog, si dhe investimi paralel në objekte dhe pajisje shëndetësore.
Në këtë drejtim, është duke u realizuar projekti për punësimin e 600 praktikantëve dhe mjekëve të rinj, vazhdojnë investimet në spitalin e Shtipit, si dhe më shumë procese investuese në më shumë spitale nga kompleksi klinik Nënë Tereza”, shtoi Mickoski.