Nëse me të vërtetë dëshiron zgjedhje të parakohshme parlamentare, kryuetari i BDI-së Ali Ahmeti së pari le të dorëzojë një garanci me shkrim se, kur të humbasë, do të largohet nga politika, thanë të dielën në mëngjes nga koalicioni VLEN.
Ky reagim i koalicionit qeverisës vjen pasi Ahmeti në dy raste këto ditë i është përgjigjur pozitivisht deklaratës që kryeministri Hristijan Mickoski i cili në kuvend tha se vitin e ardhsëm do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale.
VLEN
“Një tjetër konfirmim se bizneset e lojërave të fatit kanë ndikim serioz mbi politikat e BDI-së. Prandaj, blofet e pokerit të Ahmetit nuk duhet të merren seriozisht. Koalicioni VLEN i përcjell Ahmetit që, në vend që t’i inkurajojë ish-funksionarët e frikësuar me kërkesa të rreme për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale, të fokusohet në reforma të brendshme kadrovike dhe programore”.
Nga Koalicioni Vlen vlerësojnë se kryetari i BDI-së, së pari duhet të dorëzojë garanci me shkrim se do të largohet nga politika, kur do të humbasë në zgjedhjet e mundshme të parakohshme, në mënyrë që siç thonë ata të mos harxhojnë paratë e popullit për problemet e Ahmetit dhe Selës për të parandaluar shpërbërjen e koalicionit të tyre.
BDi I është kundërpërgjigjur akuzave të VLEN-it dhe I bën thirrje që të mos kenë frikë por t’I masin forcat në zgjedhje. Sipas BDI-së, vetëm zgjedhjet e përbashkëta e ndalojnë këtë siç e quajnë ata, pandemi të gënjeshtrave, dështimeve dhe poshtërsimit të shqiptarëve nga vazalët e ditës së sotme. Nga partia e Ahmetit theksojnë se BDI ka treguar në praktikë se reformat më të mëdha dhe të thella ndodhin kur elementët e kriminalizuar largohen vetë nga partia.
BDI
“Shembulli më i qartë është largimi i kryebosit të krimit urban dhe shërbëtorit të industrisë së bixhozit, Izet ‘MegaWin’ Mexhiti, i cili e kuptoi se aktivitetet e tij kriminale nuk kishin hapësirë dhe nuk mund të prosperonin më brenda BDI-së sepse nuk e kalonin vetingun partiak e shtetëror”.
Nga partia e Ahmetit theksojnë se ata që sulmojnë BDI-në me komunikata të shkruara nga pronarët e tyre VMRO DPMNE dhe të përkthyera në shqip, duhet të kuptojnë se përpjekjet e tyre janë të destinuara të dështojnë.
Kryeministri Hristijan Mickoski të shtunën e ndroi mendimin për zgjedhjet e parakohshme dhe i bëri thirrje BDI-së që të përgatitet për përgjegjësi, ndërsa për zgjedhje, siç tha ai, kur të vijë koha. /SHENJA/