Deputeti i i komunitetit turk, pjesë e Frontit Europian, Sali Murat, gjatë një konference për media ka paraqitur një analizë gjithëpërfshirëse për përdorimin e gjuhës turke në nivel lokal në Maqedoninë e Veriut. Murat sqaroi se analiza përfshinë 12 komuna ku popullata turke tejkalon 20 për qind, e sipas tij, gjendja është alarmante. Gjuha turke, deputeti thotë se më së shumti mungon në seancat plenare të këshillave komunal, dokumentet zyrtare, shkrimet publike dhe komunikimi me qytetarët. Asnjë nga komunat e analizuara, ai thotë se nuk ka paraparë linjë buxhetore për politika gjuhësore.
Nga institucionet ndërkombëtare presim monitorim të përforcuar të implemtimit të të drejtave gjuhësore, mbështetje teknike dhe eksperte, si dhe presion konstruktiv për ratifikimin e Kartës Evropiane për Gjuhët Rajonale ose të Pakicave.
“Korniza ligjore për mbrojtjen e të drejtave gjuhësore në vendin tonë është gjithëpërfshirëse dhe e qartë. Kushtetuta e RMV-së, përmes amendamentit 5 dhe neneve 7,8,9 dhe 48, i garanton të drejtat gjuhësore të komuniteteve. Ligji për përdorimi e gjuhëve parasheh përdorim të detyrueshëm zyrtar të gjuhës që e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve, përfshirë komunikimin me shkrim dhe verbal, mbishkrimet dygjuhësore dhe dokumentet”, ka deklaruar Sali Murat, deputet i komunitetit turk.
Data 09.01.2026
Aktuale
- Punëtori humb jetën pas rënies nga objekti në ndërtim në Dibër
- Gjueti e paligjshme në Prilep, dy persona në pranga
- Gostivar: Arrestohet 31-vjeçarja për “vjedhje të rëndë” në objekt shitjeje
- Zhelinë: Denoncohet mashtrim me veturë “rent-a-car”, mjeti gjendet në Shkup
- Kallëzim penal për armë dhe municion të paautorizuar në Vallandovë
- Çka paralajmëron Arben Taravari pas 11 Janarit?
- ‘Mjeku’ mashtrues, 77-vjeçarin e “qethi” 430 mijë denarë
- Kryekomunari më i pasur në Maqedoni ka parcela milionëshe për ndërtimin e ndërtesave


