Ambasadori i Bashkimit Europian në Maqedoninë e Veriut, Mihalis Rokas ka dhënë mbështetje për Maqedoninë e Veriut në rrugën e realizimit të reformave të kërkuara nga BE, transmeton TV21.
Pasi dorëzoi raportin te kryeministri Hristijan Mickoski, Rokas tha se e rëndësishme është se nuk ka kthim pas në reformat.
“E rëndësishme është se nuk ka kthim pas dhe ne me të vërtetë do të punojmë të përkushtuar, dorë për dorë, bashkë, të arrijmë edhe më shumë se sa që është arritur për një vit”, tha Rokas.