Një rrahje është regjistruar në Burgun e Idrizovës, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21.
Rrahja ka ndodhur mes dy personave, por që i dëmtuari është një 52-vjeçar me iniciale N.D.
“Më 29.10.2024 në ora 17.48 në SPB Shkup nga Burgu i Idrizovës është denoncuar se më datë 26.10.2024, N.D.52) nga Shkupi është sulmuar fizikisht nga O.D.R., që të dy të burgosur. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.