Zjarri në kompleksin hotelier Manastirin e Berovës është vënë nën kontroll mbrëmë nga zjarrfikësit e Berovës dhe zonat përreth. Nuk ka persona të lënduar, mirëpo janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, të cilat ende nuk dihen.
“Zjarri ka rënë ndoshta nga skara me thëngill. Është intervenuar me 15 zjarrfikës dhe 4 vetura zjarrfikëse dhe po ashtu është kërkuar ndihmë në zjarrfikësit dhe vetura nga Njësitë e Zjarrfikësve Vinicë, Koçani, Strumica dhe Shoqata Vullnetare Pehçevë. Zjarri është i lokalizuar në një pjesë e tarracës verore dhe nuk është lejuar të përhapej në dhoma, ka dëme të shumta materiale”, ka informuar komandanti zjarrfikësve të Berovës, Sashko Rumenovski.
Janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, të cilat ende nuk dihen.
Pranë kompleksit ndodhet manastiri i grave, i cili nuk u përfshi nga zjarri.
Më shumë detaje rreth shkaqeve të zjarrit do të ketë gjatë ditës së sotme.