Një pallat me vlerë 1 milionë lekë, e në pronësi të Pëllumb Tuda, është sekuestruar në Durrës tek Ura e Dajlanit, shumë pranë vijës bregdetare.
Sekuestrimi i këtij pallati ka ardhur për shkak të dyshimit se është ndërtuar nga para që e kanë prejardhjen nga aktivitete kriminale.
Godina ka qenë në sekuestro preventive, ndërsa tani ndërtesa po sekuestrohet në mënyrë përfundimtare.
Dyshohet se pallati është bërë me para nga trafiku i lëndëve narkotike.
Në korrik 2014 Pellumb Tuda doli nga burgu me leje dhe plagosi dy persona në Durrës, duke u vendosur sërish në pranga.
Gjithashtu ai u denoncua para 5 viteve nga banakieria në klubin në pronësi të tij sepse Pëllumb Tuda kishte dashur ta shfrytëzonte për prostitucion.