Zv/kryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, në prezantimin e arritjeve për 100 ditët e para të Qeverisë, u pyet edhe për shfuqizimin e balancuesit.
Ai tha se punësime do të ketë sipas parimit kushtetues për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.
“Balancuesi ishte një vegël dixhitale e cila mundësonte realizimin e planeve vjetore të punësimeve. Kur kemi parasysh këtë fakt dhe ngrirjen e balancuesit deri sa të gjejmë një zgjidhje të re ligjore kemi parasysh se kjo vlen për të gjitha bashkësitë vend. Kjo nuk vlen vetëm për një grup të caktuar por është një mekanizëm që më nuk është i vlefshëm për asnjë. Por kjo nuk i ndalon punësimet. Natyrisht do të ketë punësimet sipas parimit kushtetues të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, siç e ka thënë edhe Gjykata Kushtetuese, siç e tha edhe kryeministri”, tha Fetahu.
Ai shtoi se tani ka vullnet politik për të bërë ligjin dhe se ai personalisht është një ndër personat që kanë përgatitur këtë projekt-ligj me ekspert ndërkombëtar.
Data 03.02.2026
Aktuale
- Arrestohet në Manastir një person i kërkuar me urdhërarrest
- VLEN: Sali në Bruksel riafirmon se integrimi evropian është përcaktimi primar i Qeverisë
- Kumanovë – Kallëzim penal për prodhim dhe shpërndarje droge
- Lloto dhe xhoker me vetëm një klik- luaj online dhe provo fatin në ditët e dimrit
- Ohër – Shoferi voziste edhe pse kishte ndalim, i sekuestrohet automjeti
- Ish-nëndrejtori i Hipotekës paraqitet në SPAK, lidhja qe ka me Arben Ahmetajn
- Shpërthime me dinamit, kompanisë “Gjoka Konstruksion” i shembet edhe rruga e Dhërmiut! Masivi i gurëve bllokon qarkullimin
- Dimitrieska-Koçoska: Qeveria nuk do të lejojë ulje të pagave minimale, Marrëveshja e përgjithshme kolektive duhet të pësojë ndryshime


