Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, në PikëPodcast në Ora24.tv dhe Almakos, deklaroi mes tjerash se BDI është e pasinqertë kur flet për “Ballancuesin” dhe përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në RMV. Sipas Fetait, pushteti i kaluar ka bërë shumë hile në të drejtat dhe përfaqësimin e shqiptarëve, ndërsa njëra ndër to është edhe gjatë regjistrimit të popullsisë.
“Përfaqësinë i bashkësive etnike në institucionet publike është i bazuar në regjistrimin e popullsisë. Edhe kjo më mundëson që të dal në një hile tjetër se regjistrimin e popullsisë ne e kemi kundërshtuar edhe metodologjinë por edhe lojërat politike që janë bërë në atë kohë. E mbani mend regjistrimin e popullatës rezidente dhe jorezidente. Përveç asaj këta i futën edhe 170 mijë njerëz prej burimeve administrative sepse nuk paskan arrit ti evidentojnë, përveç asaj e ndalën edhe regjistrimin në mërgatë kur e panë që po arrihet numri në 250 mijë “e bllokuan” me dy këmbë e ndalën procesin e shkelën ligjin”, deklaroi zëvendëskryeministri Fetai, i cili shtoi se, kur regjistrimi kishte filluar zyrtarisht, pushteti i kaluar e ndaloi për të sabotuar procesin e regjistrimit në diasporë dhe për të krijuar, mëdyshje, dilema në besueshmërinë e procesit.
“Unë kam qenë në mërgatë atëherë e di çfarë hovi kishte për të regjistruar njerëz, në momentin që këta frenuar me dy këmbë për ti kryer shërbim partnerit të kolaicionit siç i kanë kryer në kohën e Gruevskit me prishjen e regjistrimit paraprak u prish procesi i regjistrimit. Regjistrimi në diasporë dështoj. Ne e dimë që kemi shumë më shumë se 250 mijë shqiptarë, jo shqiptarë po shtetasë të këtij vendi. Hilja këtu është për ti mundësuar palës tjetër të thirren në këto numra rezident një numër më të vogël në diasporë, kur e dimë fare mirë që shumica e familjarëve tanë janë në diasporë. Çdo i dyti shqiptarë sot ka dikë në diasporë, me cilin do numër, me cilën do statistikë. Hilja nga këto është që të marrin për bazë vetëm popullatën rezidente e ajo jorezidente nuk duhet merren parasysh. Unë jam shembull konkret që popullata jorezidente duhet të punësohet dhe të kthehet e të punon këtu. Është e drejtë e imja kushtetuese që të punoj dhe të jap kontributin tim”, deklaroi në “PikëPodcast” zv/kryeministri nga radhët e VLEN, Arben Fetai./Almakos