Me datë 07.10.2024 në ora 08:30 në Gjevgjeli, zyrtarët policorë të Stacionit Policor Gjevgjeli i kanë hequr lirinë D.J (27) nga Gjevgjeli.
Gjatë kontrollit, në automjetin Audi pa shenja regjistrimi, me të cilin drejtonte, janë gjetur 12 emigrantë (dy nga Siria dhe 10 nga Iraku). Më herët, rreth orës 07:30 në rrugën lokale Stojakovë – Bogdanci, zyrtarët policorë kanë vërejtur mërgimtarët duke u futur në një veturë Audi, një veturë BMW, dhe të cilët menjëherë janë larguar nga vendi.
Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, së pari është gjetur vetura Audi me mërgimtarët, ndërsa në Bogdanci rreth orës 17:00 është gjetur edhe vetura BMW.
Mërgimtarët janë vendosur në një qendër pranuese-transitore në Gjevgjeli, ndërsa për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një raport përkatës./TS/
Data 08.01.2026
Aktuale
- Klodian Braho zhvillon mbledhjen e parë si drejtues i SPAK, kërkon prioritet për dosjet e mbartura
- Opozita refuzon takimin e liderëve, përplasje mbi Qeverinë Teknike
- Tragjedia në qiell: Rrëzimi fatal i helikopterit të milionerit rus
- Kërcënohet me thikë punonjësja e një marketi në Tiranë, një person i vjedh rreth 90 mijë lekë nga kasa
- Uji në Shkup është i sigurt për pije
- 31 cm borë në Kodrën e Diellit
- ESHS-Maqedoni: Inflacioni në dhjetor ishte 4.1%
- Pas takimit me Shtabin Emergjent, Ferati: Situata në Istog është e menaxhueshme


