Një shtetas gjerman në Kumanovë ka therur dy të mitur. Motivet sipas burimeve policore kanë të bëjnë me një shumë të parave që dy të miturit e kanë ditur se i posedon në çantën e tij shtetasi gjerman. Në deklaratën e tij të parë pas arrestimit, shtetasi gjerman ka deklaruar se në çantën e tij ka pasur një shumë të parave mbi 8 mijë euro, ndërsa nga të miturit është ndjekur një kohë të gjatë që t’i merren paratë. Derisa ka rezistuar t’i shmang i njëjti është sulmuar me gjësende të forta, ndërsa në një moment në vetëmbrojtje ka tentuar t’i neutralizon dy sulmuesit me thikë. Njëri prej tyre mësohet të jetë në gjendje më të rëndë ndërsa tjetri është lëshuar për kurim shtëpiak. Shtetasi gjerman, identiteti i të cilit akoma nuk është bërë i ditur po mbahet në polici. Ndaj të njëjtit pritet të caktohet masa e kujdesit. Në rrethana jo zyrtare mësohet se ndaj shtetasit gjerman ka pasur një urdhër policorë që ta lëshon shtetin, por i njëjti nuk e ka respektuar, përkatësisht ka zvarritur zbatimin e urdhrit policorë. /Alsat.mk
Data 16.12.2025
Aktuale
- Ndërron jetë kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës (FOTO)
- Çmimet e ushqimeve në Europë, cilat vende janë më të shtrenjtat?
- Spanja dhe 5 vende tjera anëtare të BE-së kërkojnë “hyrjen masive” të ndihmave në Gaza
- Presidenti Erdogan: Shënjestrimi i anijeve tregtare në Detin e Zi nuk i sjell dobi askujt
- Presidenti dekreton ndryshime në drejtimin e FA, lirohet nga detyra Komandanti i Forcës Tokësore, ja kush emërohet
- Petrushevski: Kocevski vetë e pranoi se Prokuroria Publike nuk mund të vazhdojë të funksionojë me legjitimitet të humbur
- Ish-prokurori Hajrullahu: Iku kryeprokurori më analfabet që kemi pasur deri sot, vepronte në bazë të urdhrave partiake
- Ndalohet një person nga Shkupi, sekuestrohen 300 qilima dhe tapete pa dokumentacion


