Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, nëpërmjet një statusi në Facebook, kërkon që VLEN të tërhiqet nga qeveria Mickoski, ndërsa premton që Fronti Europian nuk do të bëhet pjesë e kësaj qeverie. Ahmeti fton VLEN-in që bashkë ta ndalojnë, siç shkruan ai “poshtërimin që po ju bëhet shqiptarëve dhe komuniteteve tjera”.
“Për ta la turpin e tyre nga mosrespektimi i vullnetit të shqiptarëve në zgjedhje, Vlen le të tërhiqen nga uzurpimi i institucioneve pa legjimitetin e votuesve, ndërsa ne, e përsëris, nuk bëhemi pjesë e Qeverisë, por i ftoj që bashkë ta ndalojmë këtë poshtërsim që po ju bëhet shqiptarëve dhe komuniteteve tjera”, ka shkruar Ahmeti.
Kreu i integristëve ka shpalosur 5 prioritetet e tyre, duke filluar nga Integrimi europian pa asnjë vonesë dhe pa asnjë hamendje si alternativa e vetme për vendin. Vetingun për të gjithë politikanët, gjykatësit, prokurorët dhe bartësit e funksioneve publike me monitorim ndërkombëtar. Verifikimin dhe kontrollin e pasurisë për të gjithë bartësit e përgjegjësive publike në 33 vitet e fundit. Hetim për procesin e privatizimit dhe tranzicionit bashkë me oligarkinë e krijuar nga ai proces dhe pika e pestë siç ka shkruar Ahmeti, Respektim të legjitimitetit etnik të procesit zgjedhor dhe karakterit ndëretnik të institucioneve në përputhje me vullnetin e zgjedhësve dhe komuniteteve.
Data 23.05.2025
Aktuale
- ProCredit Banka prezantoi platformën ProActive, duke filluar një erë të re të bankarisë me përgjegjësi
- (VIDEO) Mickoski: Do të takohemi me Sofjen në samitin e NATO-s
- Është kërkuar paraburgim dhe masa të tjera sigurie për të akuzuarit në rastin ‘Onkologjia
- U shpall në kërkim pasi tentoi të ekzekutonte me thikë kushëririn e tij, 32-vjeçari përfundon në prangat e policisë
- Andovski për rastet me linë e majmunit: Qytetarët të mos bëjnë panik
- Goditi mjeken dhe përplasi 3 makina të policisë, reagon reagon Spitali Psikiatrik ku ishte shtruar 42-vjeçari Enis Vrapi: Pacientin e nxori e ëma, doli garant për të birin
- Ndarja nga jeta e Artan Lames, nëna e tij prek me fjalët: S’më bën dora të shkruaj për humbjen e të shtrenjtit tim! Më premtoi se do të kthehej, por ky moment i mallkuar…
- Mickoski: Pranoj çdo ndërmjetësim, Evropa duhet të tregojë lidership