Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka iniciuar procedurë kundër një 29 vjeçari nga fshati Cerovë i cili dyshohet se ka kryer vepër penale ndaj të mituriës të lindur në vitin 2007, keqpërdorimi i të dhënave personale nga neni 144 paragrafi 2, si dhe ngacmimi seksual nga neni 190a paragrafi 1 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.
Në disa raste, përmes një rrjeti social, e ka kontaktuar viktimën, ka publikuar fotot e saj të shoqëruara me tekst me përmbajtje vulgare dhe të pahijshme, ka dërguar mesazhe të turpshme që i kanë dëmtuar nderin dhe reputacionin e saj dhe i kanë shkaktuar ndjenjën e shqetësimit, bezdisjes, poshtërimit dhe frikës.
Pas propozimit të prokurorit publik, gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Tetovë, të dyshuarit i caktoi masën e tetë ditëve të paraburgimit.