Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi ka reaguar ndaj vendimit të gjykatës kushtetuese për pezullimin e ligjit të balanserit i ligj ky që regullonte formën e punësimit në institucionet e vendit. Këtë vendim të gjykatës Ahmeti e quan si asgjë tjetër, veçse provë për institucionalizimin e majorizimit të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shkruan Top24
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, për pezullim të punësimeve në bazë etnike, nuk është asgjë tjetër, veçse provë për institucionalizimin e majorizimit të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut!
Një e arritur me shumë mund e sakrificë, nuk mund të shfuqizohet me një vendim, nga cilido organ shtetëror.
Bashkë me popullin do të mbrojmë legjitimitetin dhe dinjitetin shqiptar!” shkruan sekretari Ahmeti.