Një i mitur ka përfunduar në spital pas plagëve që ka marrë nga therja me thikë nga disa të mitur të tjerë.
Në deklaratën e SPB Shkup të dhënë për “TV21”, thuhet se rasti ka ndodhur në afërsi të shkollës, por nuk bëhet i ditur emri i shkollës.
“Është shtë denoncuar se në afërsi të shkollës në Shkup, një i mitur nga Shkupi është sulmuar me thikë nga disa persona, me shumë gjasa të mitur. Personi është dërguar në spitalin “Nënë Tereza” për dhënien e ndihmës. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, qëndron në përgjigje.
Kujtojmë se kohë më parë, dy nxënës të po kësaj moshe ndërruan jetë në rrethana aspak të zakonta.