Hamdi Nuhiju
Ka shumë gjëra që e mbajnë gjallë njeriun! Vlera në të cilat beson dhe me të cilat rritet e zhvillohet, vepra që ka bërë në dobi të komunitetit, familja, respekti, dashuria. Asnjëherë nuk na shkon mendja te kryesorja e gjërave e që është kujtesa!
Njerëzit kanë frikë nga humbja e kujtesës. Në këtë mënyrë ata tjetërsohen, shndrrohen në diçka që nuk e njohin. Zhduken emocionalisht dhe moralisht në botën e palogjikshme fizike.
Kujtesa në duart e politikanëve është armë! Të japin një premtim dhe pastaj thirren në mungesën e kujtesës, thjeshtë duket tejkaluar situatën tënde psikologjike në të cilën je duke kaluar.
Kujtesa në duart e historianëve është burim i pashterrshëm për të interpretuar rrethanat dhe ngjarjet e caktuara historike në dobi dhe në dëm të popullit. Sa më e gjatë dhe e saktë kujtesa, aq më i thellë bëhet burimi.
Kujtesa ka peshë pas vdekjes së njeriut! Para syve na paraqiten situata, emocione dhe histori të kaluara me familjarët ose miqtë tanë që kanë ikur në botën e përtejme. Po, kujtesa e mban gjallë njeriun edhe pas vdekjes!