Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se dje në rrugën “Trajko Nikolloski” në Prilep, automjeti “Mercedes” i drejtuar nga K.D (47) nga Prilepi ka goditur një skuter elektrik të drejtuar nga V.P. (60) nga Prilepi.
Në aksident V.P. ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është transportuar në Spitalin e Qytetit Prilep, ku në ora 17:45 ka ndërruar jetë.
Hetim në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipet policore të Drejtorisë për Punë të Brendshme (DPB)-Prilep.