SPB Tetovë dha detaje për aksidentin e djeshëm që ndodhi në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, nga ku konfirmuan se në aksident ka dy viktima, si dhe një të lënduar, trasmeton Portalb.mk.
“Sonte (12 shtator) në ora 21:20 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve ,,BMW” me targa të Demir Kapisë i drejtuar nga B.H. (54). nga Gostivari dhe një Mjet Tërheqës “Skania” me targa të regjistrimit të Kosovës, i drejtuar nga A.T (60) nga Kosova.
Në aksident ka mbetur i lënduar rëndë drejtuesi i mjetit B.H. i cili ka ndërruar jetë në vend dhe pasagjeri T.R. (53) nga Gostivari, i cili pas aksidentit është transferuar në qendrën emergjente në Gostivar ku i’u ka nënshtruar lëndimeve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i kamionit tërheqës ka pësuar lëndime trupore.
Kontrollin në vendngjarje e kryen ekipi i DPB-së Gostivar së bashku me Prokurorin Publik”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë