Rafael Nadal ka mbrojtur Janik Sinerin, kur bëhet fjalë për dy testet e tij pozitive dhe gjithë skandalin e dopingut. Sinner rezultoi pozitiv për dy teste, por në fund ia doli t’i shpëtojë pezullimit dhe i gjithë faji i kaloi fizioterapistit të tij.
“E njoh Janikun dhe jam i bindur se ai nuk bëri asgjë për të droguar qëllimisht. Jam i bindur se Janiku nuk u pezullua sepse njerëzit që vendosën për këtë rast, e panë qartë se ai nuk bëri asgjë pse duhej të ndëshkohej”, tha Nadal.