Sektori për Punë të Brendshme -Tetovë njofton se ka ndaluar 33 vjeçarin F.B. nga Tetova i cili ishte denoncuar nga gjyshi i tij për dhunë fizike. Policia punon në zbardhjen e rastit, shkruan Alsat.
“Më datë 01.09.2024 në ora 19:40 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin F.B. (33) nga Tetova, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga gjyshi i tij 73 vjeçar nga Tetova, se është sjellë në mënyrë agresive ndaj tij, i ka dëmtuar një pjesë të orendive dhe ka tentuar ta sulmojë fizikisht. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse”. Alsat.mk