Një i dënuar nga Velesi, i cili ishte liruar për një fundjavë të lirë nga burgu “Idrizova”, ku po vuante dënimin, i ka kërcënuar ish-avokatin e tij.
-Zyrtarët policorë nga SPB Veles dje në orën 12:50 e arrestuan 52-vjeçarin I.N. nga Velesi, i cili ishte me leje fundjave nga Institucioni Ndëshkimor-Përmirësues Burgu Idrizovë, ku po vuante një dënim me burg, duke vepruar pas një denoncimi të mëparshëm se ai i kishte kërcënuar ish-avokatin e tij, njoftoi zëdhënësja e SPB Veles, Biljana Gjakovska, raporton MIA.
Ai u ndalua në stacionin policor dhe u njoftua prokurori publik, pas çka u dërgua në Institucionin Ndëshkimor-Përmirësues Burgu Idrizovë për të vazhduar vuajtjen e dënimit. Pas dokumentimit të ngjarjes, kundër tij do të ngrihet një padi e përshtatshme, njoftuan nga SPB Veles.
Download WordPress ThemesDownload Premium WordPress Themes FreeDownload WordPress Themes FreeDownload WordPress Themes Freelynda course free downloaddownload mobile firmwareDownload WordPress Themesdownload udemy paid course for free