Jadon Sancho mund të largohet nga Manchester United me bisedimet që po zhvillohen përsëri mes klubit dhe agjentit të lojtarit.
United e konsideron situatën e Jadon Sancho të hapur përpara javës së fundit të afatit kalimtar të verës.
Juventusi raportohet se ka bërë kontakte të reja me agjentin e Sanchos pasi ai është ende një nga emrat kryesorë në listën e tyre të blerjeve.
Paris Saint Germain gjithashtu mësohet se ka folur me agjentët e tij në javët e fundit, por ende nuk ka dërguar ndonjë ofertë zyrtare; Gara është ende e hapur për klubet e tjera.