Nga Ministria e Punëve të Brendshme për TV21 kanë dhënë detaje shtesë në lidhje me hetimin për vrasjen e 59-vjeçarit Vasil Eftimov në afërsi të Q.T. “Mavrovasja” në Shkup. Nga MPB thonë se po zbatohen një sërë masash taktike operative, me qëllim të privimit nga liria të dyshuarit të tretë, ndërsa i dy të dyshuarit e tjerë sipas policisë, kanë doje penale.
“Në automjet nuk është gjetur ar, është kryer ekspertizë e të gjitha objekteve që janë në interes të hetimeve. Personat që u përfshinë në vrasjen e kryer në parkingun përballë qendrës tregtare “Mavrovasja”, ku u qëllua me armë zjarri V.E (59), janë me dosje penale. Personi është qëlluar me armë zjarri në sy të gruas së tij. Detajet e tjera për viktimën nuk mund të zbulojmë në interes të hetimeve”, thonë nga MPB për TV21.