Kryetari i komunës së Kumanovës dhe kryetar i partisë ZNAM, ka thënë se VLEN po bën gabim në tentim për ta imituar BDI-së, sepse, sipas tij, këto veprime janë parë dhe janë një e kaluar.
Këto deklarata Dimitrievski i bëri pas u pyet se në çfarë marrëdhënie janë me VLEN-in, pas mos pajtimeve rreth balancuesit.
Dimitrievski ka thënë se ata duhet ta korrigjojnë veten.
“Mendoj se është gabim ta imitojnë BDI-në, sepse BDI tashmë është punë e parë dhe një e kaluar. Duhet të krijojmë politika të reja për rritje ekonomike dhe zhvillim të shtetit, sepse qytetarët tashmë nuk janë të ngarkuar, kush ç’farë flamuri do të valojë ose kush është pengu më i madh për të përmbushur disa platforma dhe strategji kombëtare të theksuara, por thjeshtë, qytetarët duan të jetojnë në një shtet të rregulluar në të cilin korrupsioni do të ulet, do të ndërtohet një sistem dhe do të bëhet një shtet funksional, sistem funksional në funksionin e qytetarëve dhe shteteve”, ka deklaruar Dimitrievski.
Data 17.09.2025
Aktuale
- Pse mundet Stevço e nuk mundet Merko?!
- Ali Ahmeti priti në takim përfaqësuesit e OSBE/ODIHR
- Prof. Dr. Metin Izeti kritikon deklaratën e Mickoskit – Izeti: Një qasje e rrezikshme për demokracinë
- Rexhepi nga Malësia e Tetovës: Fshati Vicë është lënë në harresë nga pushteti lokal!
- “Më mirë për Tetovën” garon me listë për këshillin komunal të Tetovës
- VLEN shpalos listën e këshilltarëve për komunën e Shuto Orizarës, i prinë Enis Zekiri
- Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë zgjedh dy Mitropolitë e rinj për Gjirokastrën dhe Korçën
- Zejd Rexhepi: Çdo hapje shtabi po shëndrrohet në tubim