Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në futbollin zviceran, ku protagonist ka qenë një futbollist me prejardhje shqiptare.Labinot Bajrami u zëvendësua vetëm pas 19 minutave lojë në fitoren 2-0 të skuadrës së Zurihit si mysafir i Zug 94.
Veprimi i trajnerit Ricardo Moniz nuk i pëlqeu aspak babait të futbollistit, i cili e ka goditur me qadër nga tribuna.
Zëvendësimi, sipas mediumeve në Zvicër, ka ardhur si rezultat i presingut jo të duhur të Bajramit.
“Nau.ch”, që e ka konfirmuar incidentin se nga tribunat çadra e hedhur ishte e babait të Labinot Bajramit, ka shkruar se gjithçka ka ndodhur pak pas zëvendësimit të sulmuesit shtatlartë.“Babai i Bajramit nervozohet, e fyen trajnerin dhe e hedh çadrën në drejtim të tij”, ka shkruar mediumi zviceran.
Pas disa minutash diskutimi, në të cilin u përfshi edhe presidenti i klubit, Ancillo Canepa, ndeshja vazhdoi. Presidenti e qetësoi situatën në tribuna dhe në fushë.