Partia opozitare LSDM informon se ka humbur jetën një paciente e cila nuk është pranuar në Klinikën Infektive, ndërsa më parë është refuzuar edhe nga Klinika për Anestezion, Reanimim dhe Mjekim Intensiv.
“Pacientja e cila këtë mëngjes ka qenë në gjendje të rëndë nuk është pranuar në repartin intensiv në klinikën Infektive ndërsa nuk është pranuar as në Karil pas çka ka humbur jetën. Ky është skandal për të cilin duhet të ketë përgjegjësi! Me urgjencë duhet të dalin drejtorët e Klinikës për Anestezion, Reanimim dhe Mjekim Intensiv dhe Klinikës Infektive dhe të përgjigjen përse nuk është pranuar pacientja. Ku është ministri Taravari tërë ditën që të intervenojë pasi që herët LSDM ka informuar për problemin”, thuhet në komunikatën e LSDM-së, përcjell SHENJA.
Nga partia thonë se e kanë raportin e tërësishëm për rastin dhe të njëjtin do ta publikojnë nëse Ministria e Shëndetësisë dhe Inspektorati Shtetëror Sanitar do të tentojnë ta heshtin rastin.
Data 25.12.2025
Aktuale
- Mickoski: BDI kërkoi heqjen e “balancerit”, duhet të kërkojë falje shqiptarëve
- Klekovski: Përdorimi i ilaçit “Sumamed” është kritik, është rritur numri i përdoruesve
- Turqia dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e arsimit
- (VIDEO) Dështimi për zgjedhjen e kryetarit të këshillit paralizon Komunën e Strugës
- Bashkia e Tiranës shtron drekën e Krishtlindjes për njerëzit në nevojë në qendrën “Gonxhe Bojaxhi”
- Kapen 25 tonë mjete piroteknike! Arrestohen dy persona nga Shkupi, njëri polic në SP “Bit Pazar”
- Skandali i AKSHI-t, “Do ta marrim me çdo kusht!” – Kush është “Labi” dhe si tentoi Ergys Agasi ta emëronte në krye të një kompanie private, biseda me Alqi Bllakon! Mekanizmi që do ‘goditej’ edhe ish-ministri i PS
- Gjorgjievski: Trashëguam 40 milionë denarë katastrofikë, ndërsa tani kemi 400 milionë denarë në llogarinë e qytetit


