Maqedonia e Veriut po shënon 32 vjetorin e themelimitë të Armatës. Ceremonia qendrore e Ditës së Armatës u mbajt në Ohër, ku të pranishmëve ju adresua me një fjalim edhe presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska – Davkova, e cila falënderoi pjesëtarët e Armatës për kryerjen detyrave ushtarake me disiplinë, ndërgjegjie dhe përgjegjësi brenda dhe jashtë vendit, përmes pjesëmarrjes në misione të shumta paqeruajtëse. Presidentja theksoi përkushtimin e Armatës në përkrahjen e institucioneve në përballjen me fatkeqësitë natyrore dhe situatat e krizës.
“Ju jeni një garantues dhe potencial rëndësishëm paqësor në këto kohë të vështira pasigurie të madhe, të shkaktuar nga rreziqet e sigurisë globale dhe evropiane dhe konfliktet e ndezura ushtarake rajonale, prania e kërcënimeve tradicionale, por edhe atyre të reja hibride dhe kibernetike, ndikimet aktive keqdashëse dhe dezinformatat nga aktorët shtetërorë dhe joshtetërorë. Fatkeqësisht, fusha moderne e betejës është zgjeruar nga hapësira fizike në atë digjitale”, ka deklaruar presidentja Siljanovska.
Presidentja mes tjerash tha se shteti i Maqedonisë nuk është dhuruar por e fituar me shumë luftë. /SHENJA/
Data 15.01.2025
Aktuale
- Çfarë nuk u pa nga spektakli i Big Brother VIP – Laerti ofendoi rëndë Gjestin?
- “Naim Murselit i lindi dëshira për hakmarrje pasi…”- Porositi vrasjen e Liridona Ademaj për 30 mijë euro, si ai planifikoi ekzekutimin e gruas në sy të fëmijëve
- Kostovski: Pagat e 70 për qind e të punësuarve në Ministrinë e Kulturës janë nën pagën mesatare
- MSH: Një tjetër transplantim i suksesshëm me kockë nga një donator i ndjerë, i dyti në 24 orët e fundit
- Mot me vranësira dhe i ftohtë me borë të dobët të herëpashershmëm, nga e premtja rritje të temperaturave ditore
- “Naim Murseli e mbajti Liridonën që të mos i shmangej plumbit”- Planifikoi vrasjen gruas në sy të fëmijëve, zbardhet dosja: Granit Plava e qëlloi për 30 mijë euro
- Protestë para Ministrisë së Kulturës, administrata kërkon rritje të pagave për 30 përqind
- ‘Me Sarën është lojë, Bay T më ka pëlqyer’, Leo plas ‘bombën’, tregon se çfarë i tha Driloni