MPB Maqedoni njofton se dje (13.08.2024) në ora 15:20 në Dojranin e Vjetër, nga ana e punonjësve policorë në DPB Gjevgjeli është arrestuar T.A (40) nga Gjevgjelia.
Ai dyshohet se në të njëjtën ditë ka kryer një vjedhje në një objekt të shitjes në Dojranin e Vjetër, gjatë së cilës ka marrë para.
“T.A. është ndaluar në stacion policor dhe me të është zhvilluar një intervistë zyrtare. Atij i janë gjetur paratë e vjedhura, ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli. Pas dokumentimit të plotë të çështjes, ndaj T.A. do të dorëzohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.