Me datë 12.08.2024, në ora 14:00 në Veles, punonjësit e policisë së Sektorit për Trafikim të Paligjshëm të Drogës dhe Armëve në SPB Veles, i kanë hequr lirinë H.M (47) dhe Z.B.
Gjatë kontrollit të kryer me urdhër të gjykatës në banesën ku banonte H.M dhe në të cilën u gjetën edhe Z.B., u gjetën dhe u konfiskuan 31 pako me lëndë pluhuri. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihet padi përkatëse.