Drejtori i burgut “Shkup” në Shutkë, Boban Utkovski, thotë për “Skopje1” se gjashtë persona janë raportuar si të arratisur. Kjo do të thotë se ndërkohë në burg janë kthyer edhe katër persona të tjerë, transmeton Portalb.mk.
“Gjashtë janë arratisur, Ministria e Brendshme aktualisht është në burg dhe po vepron sipas ligjit. Ata u larguan nga ndërtesa duke u hedhur mbi gardh. Po të përdornin privilegje nuk do të kishte kualifikim – arratisje”, thotë Utkovski për “Shkupi1”.
Ai shton: “Katër janë shfaqur në vetë numërimin, nesër do të kontrollohen kamerat për të gjykuar lëvizjet e tyre, nëse kanë qenë në rend apo jo”.
“Shkupi1” raportoi fillimisht se janë arratisur 14 persona.