Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska kërkon falje për deklaratën e dhënë një ditë me parë, që gjuhët e huaja nxënësit t’i mësojnë përmes serialeve. Ajo thotë se nuk e ka pasur fjalën për librat e gjuhëve të huaja, por për lëndën e kulturës dhe gjuhën e bashkësive. Por, mendon se gramatika duhet të mësohet përmes lëndëve mësimore dhe librave.
“Shfrytëzoj rastin të kërkoj thellësisht ndjesë për keqshprehjen time dje, pasi nuk jam sqaruar ashtu siç duhet. Pra, nuk bëhet fjalë për gjuhët e huaja që i përmenda për të cilat tenderët disa herë për mua për shkaqe të panjohura janë anuluar dhe ende janë në procedurë të ankesave. Bëhet fjalë për kulturë dhe gjuhë e bashkësive, kuptohet dhe nënkuptohet se gramatika duhet të mësohet përmes programeve mësimore dhe librave, por lënda e kulturës dhe bashkësive, potencoj numri më i madh i atyre librave, Byroja nuk i ka aprovuar përshkak të jocilësisë së atyre librave”, ka deklaruar Vesna Janevska, ministre e Arsimit, raporton SHENJA.
Data 10.06.2025
Aktuale
- Qeveria me mesazh për Koçanin: Kjo është betejë e përbashkët, as të lënduarit, as familjarët e të ndjerëve nuk janë vetëm
- Biznesmenit nga Strumica Risto Krzmov iu caktua paraburgim 30 ditor
- Sot përfundon viti shkollor, nxënësit do të jenë në pushim veror deri në shtator
- LSDM: Sërish rriten çmimet, Qeveria rriti vetëm pagat e funksionarëve
- Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta ish-kryeministri i Kosovës
- BDI : Qeveria po vazhdon me largimin e organizuar dhe sistematik të gjuhës shqipe nga sistemi shtetëror
- Letër e hapur nga Arben Fetai për Arben Taravarin
- Incident në Prishtinë: Konflikti mes dy burrave shkon deri në përdorim të armës